Banka Botërore ul parashikimin e rritjes për vitin 2021

0
44

Banka Botërore (BB) e uli sot parashikimin e saj të rritjes globale për 2021, duke e vlerësuar perspektivën ekonomike si shumë të pasigurt, në sfondin e infektimeve të reja COVID-19 dhe vaksinimeve.

“PBB-ja globale pritet të rritet me 4 % këtë vit, përkundrejt një rritjeje prej 4,2 % e parashikuar qershorin e kaluar”, tha ajo në një deklaratë.

Institucioni paralajmëroi, gjithashtu, për kriza të mundshme seriale të borxheve, kryesisht në vendet në zhvillim dhe ekonomitë start-up./ATSH