Banka Botërore ka përkrahur projekte në Kosovë që nga viti 1970

0
303

A e keni ditur se Banka Botërore ka përkrahur projekte zhvillimore në Kosovë edhe në vitet e 1970-ta dhe 1980-ta?

Disa nga këto projekte ishin përmirësimi i rrugës Podujevë-Prishtinë-Pejë; ndërtimi i linjave të transmisionit të energjisë elektrike; përkrahja e importit të pajisjeve për industri; modernizimi i linjës kryesore hekurudhore në Kosovë, Leshak – Hani i Elezit; rindërtimi dhe zgjerimi i rrjetit të furnizimit me ujë për komunat Prishtinë dhe Podujevë; dhe rritja e kapaciteteve per prodhimtari dhe përpunim në sektorin e bujqësisë.