Banja e Istogut bëhet me Qendër Rinore

0
159

Është përuruar Qendra Rinore në Banjë të Istogut. Objekti arrin shifrën rreth 100 mijë euro, dhe është investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa toka është dhënë nga Komuna e Istogut, përcjell OxygenPress.

Ministri Kujtim Gashi tha se qendra do të jetë e pajisur me invertar të nevojshëm.

“Është një objekt ky që kap shifrën rreth 100 mijë euro, investim i MKRS-së, kurse toka është e siguruar nga Komuna e Istogut. Gjatë këtij përurimi, u zotuam se do ta pajisim me inventar të nevojshëm në mënyrë që të jetë tërësisht funksional, në shërbim të të rinjve, të qytetarëve dhe të banorëve por edhe të gjithë Istogut”, tha Gashi.

Ai tha se është i fokusuar që të u krijohet hapësirë gjithë banorëve të Istogut si mundësi për të kryer aktivitete kulturore e sportive, në mes tjerash është edhe salla sportive në Vrellë që pritet të përfundojë brenda këtij viti.

Ndërsa kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova tha se kjo qendër pas përurimit pret që edhe të pajiset dhe të jepet ndihma nga ana e ministrisë.

“Ky projekt u përurua, premtimi është edhe të pajiset nga ministria dhe do të vazhdojmë punimet në palestrën në Vrellë është kërkesë për stadiumin e futbollit, komuna ka një buxhet rreth 130 mijë euro dhe pjesa tjetër besoj se do përkrahet nga qeveria dhe qëllimi është që brenda mundësive që ka ministria dhe komuna dhe do ketë bashkëpunim të mirëfillt dhe rezultati nuk do të mungoj”, tha Rugova./OxygenPress.info