Bananet i përkasin familjes së Orkidesë

0
227

Ky frut është mjaft i pasur me vitamina dhe minerale. Preferohet për të gjitha moshat.

E përfitimet shëndetsore nga ky frut janë të shumta.

Ofron mbrojtje për sistemin kardiovaskular për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave dhe kaliumit.

Kaliumi është një nga mineralet më të rëndësishëm për të mbajtur presionin e gjakut në nivele optimale i cili ndikon shumë në mbarëvajtjen e funksionit të zemrës.

Bananet gjithashtu janë shumë të mira për ata që kanë problem me sistemin tretës.

Njihen për vetitë e tyre për të ulur aciditetin e stomakut dhe si rezultat të mbron ndaj ulcerës dhe dëmeve që ajo shkakton.

Sipas një studimi bananja në kombinim me qumështin, ulin në sasi të konsiderueshme aciditetin e stomakut.

Në rastet e diarresë së shpeshtë, bananetplotësojnë mangësitë në kalium, pra një nga elektrolitet më të rëndësishme që ndihmon në rregullimin e funksionit të zemrës dhe bën balancimin e lëngjeve në trup.

Bananja në kombinim me frutat e kuqe dhe të gjelbra ndihmon shumë në përmirësimin e shikimit.

Ato gjithashtu ndihmojnë në absorbimin e kalciumit një nga elementet më të rëndësishëm në ndërtimin e kockave.

Bananet ndihmojnë edhe në shëndetin e veshkave nëse e konsumojmë rregullisht.

Konsumimi i rregullt i frutave të pasura me fibra lidhet ngusht me mbrojtjen nga kanceri i veshkave.

Bananen mund ta përfshini në ëmbëlsira, në jogurt si dhe në lëng frutash të freskët./OxygenPress.info