‘Ballafaqimi me të harruarën’, për të pagjeturit nga lufta në Kosovë

Më 24 shkurt, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, prej orës 12:00 do të bëhet hapja e ekspozitës “Ballafaqimi me të harruarën”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 29 shkurt, 2019.

Me qëllim dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe inkurajimin e shprehjes së duhur të përkujtimit dhe respektit për të pagjeturit në Kosovë, Dardan Hoti, Rozafa Kelmendi dhe Fitim Selimi hapin ekspozitën “Ballafaqimi me të harruarën”.

Fotografitë dhe rrëfimet që do shfaqen përmes kësaj ekspozite janë një triptik që kanë në fokus një të mbijetuar, nëpërmjet rrëfimit, kujtimeve dhe lidhjeve emocionale të së cilit/cilës, portretizohet edhe personi i pagjetur.

Secila nga fotografitë, e ndarë në tri pjesë, përcjell tri narrativa të personit të fotografuar që lidhen me kujtimet, mungesën dhe jetën e tyre pas humbjes së personit të tyre të dashur.

Ekipi i ekspozitës:

Dardan Hoti
Rozafa Kelmendi
Fitim Selimi
Aurela Kadriu
Argjira Kukaj
Shtypi: Night Design Studio

Kjo ekspozitë mbështetet nga forumZFD-Programi në Kosovë përmes fondeve të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Ekspozita mund të vizitohet: Ditëve të punës nga ora 07:00 – 20:00 ndërsa të shtunën nga ora 07:00 – 14:00. /