Balerina e parë me ngjyrë në Tetarin e Baletit Amerikan

E famshmja Misty Copeland është duke luajtur përkrah aktorëve të njohur botërisht, Keira Knightley, Helen Mirren dhe Morgan Freeman, në një riprodhim të Disney.

Duket se tani, kapitulli i fundit në përrallën e saj të vërtetë të jetës ka filluar të shpaloset.

Por, kur Misty Copeland zbuloi baletin ishte 13-vjeçe. Ajo jetonte me nënën dhe pesë vëllezërit e motrat në një motel në Kaliforni.

Për të mund të thuhet se është një shembull i transformimit.

Me 2015, Misty u bë balerina e parë me ngjyrë në Tetarin e Baletit Amerikan, duke u shndërruar në një yll plot vetëbesim, nga një vajzë e ndrojtur, shkruan The Guardian.

Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama e ftoi të bëhet këshilltare e tij. Këngëtari legjendar Prince e ftonte në turne. Spike Lee e dëshironte në filma, ndërsa njerëzit vihen në rresht për ta takuar atë në skenë në ‘Metropolitan Opera House në New York’.

“Baleti ishte padyshim ikja ime. Ishte gjëja e parë që kisha përjetuar ndonjëherë në jetën time që ishte e imja – vetëm e imja. Më dha një zë, më bëri të ndihem e fuqishme”, thotë Misty Copeland./OxygenPress.info