Balenat e burgosura në Rusi, Putin i liroi pas peticionit që u nënshkrua nga rreth një milion njerëz

0
156

Zyrtarët rusë kanë ngritur akuza kundër katër kompanive në Lindjen e Largët që kanë mbajtur rreth 100 balena në pishina të vogla dhe të mbushura me njerëz, gjë që ambientalistët e kanë quajtur një “burg të balenave”.

Balenat në pishinë

Kompanitë më parë janë gjobitur për kapjen e paligjshme dhe kanë një histori të shitjes së kafshëve në parqe zbavitëse jashtë vendit.

Ndërsa, Departamenti i Gardës Kufitare tha se dyshon se të katër kompanitë kapën në mënyrë të pligjshme këto balena.

Presidenti Vladimir Putin, javën e kaluar, urdhëroi autoritetet për të hetuar rastin dhe për të liruar kafshët.

Kjo erdhi pas peticionit të publikuar edhe nga Leonardo DiCaprio për të shpëtuar balenat.

Aktori dhe aktivisti postoi në “Twitter” gjatë kësaj jave: “Ju lutem, firmoseni këtë peticion dhe bashkohuni me mua për të liruar belugat dhe orkat në Rusi”.

Peticioni mori rreth 900 mijë firma, duke detyruar presidentin rus Vladimir Putin të urdhëronte ministrinë përkatëse të lironte gjitarët e detit.

Theksojmë se balenat kanë një pasuri në tregun e zi, e cila shkon deri në 4.6 milionë funte secili, dhe aktivistët besojnë se janë kapur për shitje në parqet e zbavitjes në Kinë. Por ligji rus, lejon vetëm kapjen e balenave për qëllime shkencore.