Bale rrezikon dënim me 12 ndeshje

0
37

Festimi i golit ndaj “Atletico Madridit”, mund t’i kushtojë rëndë yllit të “Realit”.

Gareth Bale rrezikon një dënim të rëndë në La Liga që nëse vjen do t’i prishte shumë punë “Real Madridit”, që tashmë është rikthyer në garën për titull.

Në derbin me “Atleticon”, Bale kishte realizuar golin e tretë dhe të fundit në fitoren 3-1 të “Realit” në ‘Wanda Metropolitano’.

Gjatë festimit ai ka bërë disa gjeste me duar duke i fyer tifozët kundërshtarë të “Atleticos”.

Tani Federata Spanjolle ka hapur procedurë ndaj uellsianit që rrezikon një dënim të madh duke filluar nga 4 deri në 12 ndeshje në La Liga. /ATSH/OxygenPress.info