Bale atje ku nuk e ka pritur askush

0
38

Një kohë të gjatë është folur për një rikthim të uellsianit Gareth Bale në Ligën Premiere, ndonëse ai shprehet se është i lumtur te Real Madrid.

Mirëpo, së fundi është shfaqur ideja që ai të transferohet te Juventusi, ku do ta gjente ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo. Një mundësi të tillë nuk e ka përjashtuar as agjenti i futbollistit, Jonathan Barnett.

“Gareth është shumë i lumtur në Real Madrid, por nëse po flasim për të ardhmen atëherë asgjë nuk është e pamundur në tregun e transferimeve”, ka thënë Barnett për Tuttosport.

“Ronaldo ishte një humbje e rëndësishme për Real Madridin. Gareth pëlqente të luante me Cristianon, por ai është i lumtur, sepse është në një klub të madh. “Është e vërtetë që nga transferimi i CR7, superyjet e huaj kanë filluar të marrin në konsideratë Serie A dhe të fillojnë ta shohin atë në një mënyrë të ndryshme krahasuar me vitet e fundit”, përfundoi agjenti i Bale.

Chelsea dhe Manchester City janë duke u interesuar për situatën e uellsianit, ndërsa më herët interesim pati shprehur edhe Manchester United.

Bale atje ku nuk e ka pritur askush

Një kohë të gjatë është folur për një rikthim të uellsianit Gareth Bale në Ligën Premiere, ndonëse ai shprehet se është i lumtur te Real Madrid.

Mirëpo, së fundi është shfaqur ideja që ai të transferohet te Juventusi, ku do ta gjente ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo. Një mundësi të tillë nuk e ka përjashtuar as agjenti i futbollistit, Jonathan Barnett.

“Gareth është shumë i lumtur në Real Madrid, por nëse po flasim për të ardhmen atëherë asgjë nuk është e pamundur në tregun e transferimeve”, ka thënë Barnett për Tuttosport.

“Ronaldo ishte një humbje e rëndësishme për Real Madridin. Gareth pëlqente të luante me Cristianon, por ai është i lumtur, sepse është në një klub të madh. “Është e vërtetë që nga transferimi i CR7, superyjet e huaj kanë filluar të marrin në konsideratë Serie A dhe të fillojnë ta shohin atë në një mënyrë të ndryshme krahasuar me vitet e fundit”, përfundoi agjenti i Bale.

Chelsea dhe Manchester City janë duke u interesuar për situatën e uellsianit, ndërsa më herët interesim pati shprehur edhe Manchester United./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu