Bajerni i rikthehet kreut

0
51

Pas 24 javësh kampionat ekipi i “Bajernit të Mynihut” është kthyer sërish në majën e renditjes.

Pas hapit fals të “Dortmundit”, bavarezët e Kovaç nuk kanë falur duke lënë pas nisjen negative të sezonit, duke u renditur në vendin e barë së bashku me “Dortmundin” në kuotën e 54 pikëve.

Në përballjen delikate të luajtur në Gladbah ndaj “Borusias”” vendëse, bavarezët kanë triumfuar me një rezultat bindës 5-1, duke mos e vënë kurrë në diskutim rezultatin.

Golat u shënuan për bavarezët nga Martinez në minutën e dytë të takimit, Myler në minutën e 11-të, Levandofski në minutën e 47, në minutën e 75-të nga Gnabri dhe në minutën e 90 ishte sërish polaku Levandofski.

Ndërsa golin e moralit për vendasit e shënoi Stindi në minutën e 37-të të pjesës së parë. /ATSH/OxygenPress.info