Azerbajxhani dhe Armenia në prag të luftës

0
107

Armenia dhe Azerbajxhani ndodhen në prag të luftës, ndërsa përleshje vdekjeprurëse kanë shpërthyer midis forcave azere dhe rajonit të shkëputur të Karabagut, i mbështetur nga Jerevani.

Një konflikt i madh, që përfshin Azerbajxhanin dhe Armeninë, mund të çojë në ndërhyrjen e fuqive konkurruese, Rusisë dhe Turqisë, në rajonin e Kaukazit.

Konflikti përreth Karabakut, i cili u nda nga Azerbajxhani me mbështetjen armene, ka nxitur tensionet rajonale prej 30 vjetësh tashmë.

Pas njoftimit të luftimeve të para të dielën në mëngjes, kryeministri armen, Nikoll Pachinian dekretoi mobilizimin e përgjithshëm dhe krijimin e ligjit ushtarak, siç bënë edhe autoritetet në Karabag.

“Le të mbështesim me vendosmëri shtetin tonë, ushtrinë tonë dhe ne do të fitojmë. Rroftë ushtria e lavdishme armene”, shkroi ai në Facebook.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev, gjithashtu, premtoi fitore.

“Ushtria azere po lufton sot në territorin e saj, po mbron integritetin e saj territorial, po i jep goditje shkatërruese armikut. Kauza jonë është e drejtë dhe ne do të fitojmë”, tha ai në një fjalim në televizion.

Nga ana e saj, Moska bëri thirrje sot në mëngjes për një armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime, ndërsa të dy kampet po hedhin poshtë përgjegjësinë për armiqësitë./ATSH