Azem Deliu: Më mirë një akademik i heshtur se pro pushtetit

0
227

Oxygen: 23 vjeçar pa diplomë dhe shumë libra të lexuar apo anasjelltas?

Deliu: Unë nuk kam diplomuar ende për shkak udhëtimeve për librat, nuk pendohem asnjë moment, sa herë të më kishit kthy 100 herë e kisha zgjedhur të njëjtën.

Proza apo epika?

Deliu: Proza.

Një intervistë në mediat serbe apo një në ato të Kosovës?

Deliu: Serbe. Ju e patët më herët atje në ekran një intervistën time për serbët, unë jam intervistuar nga gazetari serb, para se të shkoja në Beograd dhe kam thënë se Serbia ka një shansë të madh për me ecë para për popullin e vet, duke u shkëputur nga e kaluara e saj, sikurse që ka bërë Gjermania naziste. Dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër, asnjë përparim i saj nuk ka kalon nga asnjë rrugë tjetër, përveçse nga pranimi dhe kërkim falja për atë që ka ndodhur jo vetëm këtu, por edhe në Bosnje dhe në Ballkan, sepse Serbia themë në intervistë, ëhstë bërë sot, sikur një pacient në psikiatri që nuk don me pranu që është i çmendur.

Shtëpitë botuese në Shqipëria apo ato në Kosovë?

Deliu: Në Shqipëri.

Fatos Lubonja apo Rexhep Qosja?

Deliu: Lubonja. Varet për çka i krahasojmë. Për fiksion do ta kisha zgjedhur Qosjen, por po e analizoj një pjesë tjetër, Lubonja është aktiv në jetën intelektuale shqiptare sot, dhe ka shkruar një libër që e kanë botuar edhe tash së fundmi Botimet Koha, titullohet; Ridënimi. Është një dëshmi fantastike për atë çfarë kanë përjetuar shqiptarët në burgjet e komunizmit, për ata që nuk e kanë lexuar një rekomandim të fuqishëm për këtë libër. Prandaj e përzgjodham sepse është më aktiv në jetën intelektuale sot, jo pse Qosja nuk ka kontribut.

Shkrimtarët e Shqipërisë apo të Kosovës?

Deliu: Ende të Shqipërisë.

Akademik pro pushtetit apo akademik i heshtur?

Deliu: Vaslav Havel. Një Vaslav Havel këtu. Unë kur thoni akademik besoj nënkuptoni intelektual. Akademik i heshtur.