Autorizohet testimi i vaksinës antiCOVID-19 e “Johnson & Johnson”

0
45

Agjencia farmaceutike spanjolle ka autorizuar provën e parë klinike në Spanjë të një vaksine kundër COVID-19, njoftoi ministri i Shëndetësisë Salvador Illa, në një konferencë shtypi.

“Rekrutimi i vullnetarëve do të fillojë menjëherë”, shtoi ai.

Bëhet fjalë për vaksinën e kompanisë Janssen, në pronësi të multinacionalit amerikan Johnson & Johnson, që do të testohet në 190 vullnetarë të shëndetshëm, të cilëve do t;u shtohen 400 të tjerë në Gjermani dhe Holandë./ATSH