Austria do të hyjë në izolim nga e marta

0
78

Austria do të hyjë në izolim të plotë për të paktën dy javë e gjysmë pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Kancelari Sebastian Kurz u ka kërkuar austriakëve që të mos dalin shumë nga shtëpitë për t’u takuar me njerëz të tjerë, kjo si përpjekje për të ndalur rritjen e shpejtë të rasteve me koronavirus.

Ai tha që shkollat do të mbyllen dhe studentët do të mësojnë online kur masat e reja do të hyjnë në fuqi të martën.

77,130 raste me COVID-19 janë aktive në Austri, të shëruar janë 119,415 persona, të vdekur janë 1,746, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve koronavirusi atje është 198,291.

Masat e reja atje janë paraparë të zgjasin deri më 6 dhjetor, në këtë periudhë të gjithë udhëzohen të punojnë nga shtëpitë dhe dyqanet që nuk janë thelbësore do të duhet të qëndrojnë të mbyllura.

Rudolf Anschober, ministri i Shëndetësisë, ka thënë se kjo ishte mundësia e fundit për ta ndaluar kolapsin në shëndetësi, shkruan BBC.