Ato çka nuk i keni ditur për futbollin

0
228

A e keni ditur se topi i përdorur në futbollin profesional ka qëndruar me të njëjtën formë e madhësi për 120 vjet?

Ndeshja e parë e futbollit që u dha në televizor ishte në vitin 1937, një ndeshje stërvitore e Arsenalit.

Futbollistët vrapojnë në një mesatare 9.65 km çdo ndeshje.

Turneu më i madh i futbollit që është parë ndonjëherë kishte 5,098 skuadra. Ata konkurruan në vitin 1999 për ligën e dytë në Bankok. Më shumë se 35 mijë lojtarë morën pjesë.

A e keni ditur se ndeshja e parë e basketbollit është luajtur me top futbolli.

Në vitin 1964, një arbitrim i gabuar në një ndeshje në Peru shkaktoi trazira ku mbetën të vdekur 300 persona.

E në vitin 1998, rrufeja vrau një skuadër të tërë futbolli. Katastrofa ndodhi në Kongo gjatë një ndeshje mes skuadrave të fshatit.

Futbolli e ka origjinën në Kinë që në vitin 476 pas erës son, është sporti më i luajtur dhe më i shikuar në Tokë.

Mbi 1 miliard tifozë shohin Kampionatin Botëror përmes televizionit.

Klubi i parë i futbollit në botë ishte Sheffield në Angli. U themelua në vitin 1857 nga Kolonel Nathaniel Cresvick dhe Uilliam Pries, që ishin dy oficerë ushtrie.

Lojtari i parë me ngjyrë ishte Arthur Harton në vitet 1800 e Pele ishte i pari që e quajti futbollin “një lojë e bukur”.

Maksimumi i golave të shënuar nga një lojtar në një ndeshje të vetme ishte 16. U shënuan nga Stephan Stanis në Francë që luante për Racig Clud de Lens në dhjetor 1942.

Një nga golat më të shpejtë të shënuar ka qenë nga Ricardo Olivera në dhjetor 1998.

A e keni ditur se deri në vitin 1913 portierët nuk kishin pse të vishnin një fanellë me ngjyrë tjetër ndryshe nga shokët e skuadres.

Skuadrat europiane kanë mbërritur gjithnjë në finale të Kupës së Botës përveç viteve 1930 dhe 1950.

Rezultati më i lartë në një ndeshje futbolli është 149 me 0. Olimpique de Lemyrne, një skuadër nga Madakaskari i shënoi të gjitha këto gola në portën e vet. Ata e bënë në shenjë proteste pas vendimit të padrejtë të një gjyqtari në një ndeshje të kaluar.

E Ronaldinho doli në dritë si lojtar kur shënoi 23 gola në një ndeshje që përfundoi 23 me 0.

Vetëm amerikanët dhe kanadezët e quajnë futbollin “soccer”. A e keni ditur kuptimin e saj? Ishte Anglia ajo që e solli fjalën “soccer” në fillim. Është shkurtim i versionit të “Shoqata e Futbolli” (Association Football).

Skuadra e Bregut të Fildishtë, ASEC Abidjan ka qëndruar e pamposhtur në 108 ndeshje nga viti 1989 deri në vitin 1994.

Mesataren më të madhe të golave të shënuar e ka Portugalia. Me 1.77 gola në ndeshje.

E Sportingu Lisbonës ka arritur të shënojë plot 331 herë në 187 ndeshje nga viti 1937 deri në vitin 1949.

23 – Në mbarë botën ekzistojnë 27 skuadra futbolli që kanë si nofka emrat e titujve të disa këngëve të grupit Beatles, për shembull Vilareali në Spanjë ka nofkën “Nëndetësja e verdhë”

A mund të besoni se Neil Armstrong donte të çonte një top futbolli në Hënë, por NASA e ndaloi pasi tha se ishte jashtë stilit amerikan.

E më shumë se 80 për qind e topave të futbollit prodhohen në Pakistan.

Në vitin 1978, menaxheri i Manchester United, Alex Ferguson u pushua pasi ofendoi një femër./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu