Atmosferë magjike në Korçën e mbuluar nga bora

0
143

Një atmosferë magjike ka përfshirë Korçën e mbuluar nga dëbora.

Reshjet e para të dëborës nisën në natën e festës së Krishtlindjes, duke zbardhur fshatrat turistikë të saj dhe vetë qytetin juglindor.

Një pamje mahnitëse i ka dhënë qytetit të serenatave, të mbushur me vizitorë edhe “Festivali i Dritave”, ku rrugët dhe sheshet e qyteti janë dekoruar nga dritat shumëngjyrëshe, shkruan atsh.

Dekori i veçantë i vendosur në Pazarin e Vjetër të Korçës, si dhe në të gjitha sheshet e rrugët e qytetit, që tërheq mijëra turistë në të katër stinët e vitit, i ka dhënë qytetit një bukuri për t’u admiruar.