ATK dhe Shoqata e Gastronomeve të Kosovës diskutojnë rreth situatës së krijuar në sektorin e ekonomisë në vendin tonë

0
65

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, sot ka pritur në takim përfaqësuesit nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, me të cilët ka diskutuar rreth situatës së krijuar në sektorin e ekonomisë në vendin tonë, si dhe në veçanti vështirësitë me të cilat gastronomia është duke u ballafaquar.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësit në aspektin tatimorë për industrinë e gastronomisë-konkretisht në ri-programimin e borxheve tatimore, fiskalizimin e tërësishëm të këtij sektori, si dhe bashkëpunim në luftimin e ekonomisë jo-formale, e cila sigurisht ndikon në uljen e konkurrencës së pa barabartë në treg.