Atika dhuron flokët për fëmijët me karcinomë !

0
116

Nga Dr. Ismail Lutolli

Atika Hetemi është vetëm 5 vjeçare. Ajo mi solli sot flokët e prera të cilat dëshiron ti dhuroj për fëmijët me karcinomë.

Nuk kisha shumë fjalë përballë buzëqeshjes se saj, çiltërsisë e dëshirës për të ndihmuar fëmijët që po kalojnë karcinomë.

Atika një ditë do e kuptoj edhe më mirë se gjesti që ajo bëri sot është një hap i madh për një zemër të vogël që ajo bart.

Sa e bukur është bota dhe sa leksione marrim ne nga fëmijët tanë!