Atë mbrëmje kënduam duke qarë- Poezi nga Kujtim Paçaku

0
604

Ende më kujtohet

Ai dimër i ftohtë; si vdekja

Kur kënga ngrihej në gjuhë

Veshët i mbyllja

Që të mos e dëgjoja këngën e urisë

Këtë këngë pa refren

Dëgjohet melodia

E erës kaotike

Dhe refreni “nënë, duam bukë!”

Atë mbrëmje kënduam duke qarë

Unë

Dhe njëqind violina që i mbaja në grusht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu