“Ata të thyen më dysh, unë t’i bashkova me kujdes pjesët”

0
108

Nga Jamarbër Marko

Ata të thyen më dysh
Unë t’i bashkova me kujdes pjesët.
Ata të copëtuan e të shpërndanë në botë
Unë jetova shumë jetë
I gjeta copat dhe të ngrita përsëri.
Ata të shtypën e të bën pluhur
Dhe era e ftohtë e kënaqësive të tyre
Të shpërndau kudo.
Unë pagova jetën
Mblodha pluhurin
E zbuta dhembjen
Dhe formova përsëri atë ç’ka ishe ti.
Ti dole në rrugën e madhe
E ne nuk u pamë
Asnjëherë më.