Astronautja amerikane Kate Rubins votoi nga hapësira për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit

0
72

Astronautja amerikane Kate Rubins votoi nga hapësira për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, më shumë se 200 milje mbi Tokë. Rubins është aktualisht në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ku do të qëndrojë për 6 muaj.

Shumica e astronautëve jetojnë në qytetin Hjuston. Shteti i Teksasit i lejon ata të votojnë nga hapësira duke përdorur një fletë votimi elektronike të sigurtë. Qendra e kontrollit të misionit e përcjell fletën e votimin tek stacioni hapësinor dhe kthen fletën e plotësuar tek nëpunësi i qarkut. Gjatë qëndrimit në bordin e stacionit ndërkombëtar, Rubins, njeriu i parë që do të studiojë ndërtimin e blloqeve të ADN-së në hapësirë, ka në plan të zhvillojë një eksperiment kardiovaskular dhe të kryejë hulumtime duke përdorur laboratorin e stacionit hapësinor “Cold Atom Lab”.