Asgjësohen lodrat e rrezikshme për fëmijë

0
97

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë asgjësimin e lodrave të tregut aziatik në Kosovë, që janë vlerësuar të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.

Aksioni u mbajt në Kishnicë të Graçanicës ku dhjetëra kilogramë, të 12 llojeve të lodrave për fëmijë u asgjësuan.

Në aksionin për asgjësimin e lodrave të konfiskuara nga inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, mori pjesë edhe ministri Endrit Shala.

Ai premtoi se fëmijët më nuk do t’iu ekspozohen lodrave të rrezikshme, sepse të gjitha importet që nuk kanë certifikata të cilësisë sipas standardeve të BE-së nuk do të lejohen të futen në tregun e Kosovës.

Ne jemi të përkushtuar që të kemi një kontroll të detajuar të cilësisë së produkteve në tregun e Kosovës. Dua t’iu njoftoj se deri tash kemi konfiskuar 17 mijë njësi të lodrave të rrezikshme dhe në bashkëpunim me doganën e Kosovës kemi ndaluar 17 importe në kufi. Gjithashtu, sot jam informuar nga Inspektorati se është ndaluar edhe një sasi tjetër e cila ka tentuar që të zhdoganohet dhe të futet në tregun e Kosovë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka kërkuar nga të gjithë tregtarët që mos të importojnë në Kosovë mallra që nuk i plotësojnë standardet dhe mund ta rrezikojnë shëndetin e fëmijëve.

Asgjësimi i lodrave u bë meqë ato nuk i plotësonin standardet. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishte dërguar mostrat e lodrave për analiza në Holandë dhe rezultatet që kanë ardhur kanë qenë jashtë standardeve normale./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu