“As xhamia, as kisha, asnjë shoqatë humanitare nuk mbahet me pare të popullit, qysh është mbajtur LDK”

0
388

Nga Kimete Berisha

LVV, e para.
A është senil a çka është puna e këtij!
Isa Mustafa thotë ‘Ne do të dalim të parët’.
Hamamin del i pari ti.
E para LVV, e dyta PDK.
Bile (për inat) preferoj m’i pa bashkë.
Le të dihet, LDK-në e ka kriju’ Ibrahim Rugova, dhe e ka shkatërru Isa Mustafa.
S’po jam e sigurtë tash a më vështirë është me lind apo me vdekë, por ma merr mendja vdekja lyp më shumë punë.
Që do të thotë, Isa Mustafa ‘më i zoti’ se Ibrahim Rugova.
Se boll i lodhtë duket nga jashtë, por me forcë të brendshme shpirtërore, e ka shkatërru një Shtëpi të Madhe që e ka mbajt populli me bukë, me ujë, e besa së fundi edhe me ‘dashnore fatale’.
As xhamia, as kisha, asnjë shoqatë humanitare nuk mbahet me pare të popullit, qysh është mbajtur LDK.
Bile, rekomandohet m’i kthy paret e 3% që i keni vjedh.
LDK nuk ekziston më.
P.S. Nejse, ajo Valen’tina (me friz’ beehive) nganjëherë po len fjalë t’mëdha.