Artisti shqiptar në mesin e 100 fotografëve më të mirë në botë

0
124

Arber Elezi, është fotograf profesional, i cili ka studiuar në Universitetin më të njohur të fotografisë në botë në NewYork, për Wedding & Portrait ,”NYIP”.

Për Arbër Elezin një sukses i madh në karrierën e tij është lajmi që Canon në faqen zyrtare me rreth 2 milionë ndjekës, javë më parë ka përzgjedhur foton e Arbër Elezit që ta publikojë.

Në këtë faqe ka ekspertë botëror dhe ka kritere të ashpra për publikim.

Samiti Ndërkombëtar i Fotografisë i cili vitin që kemi lënë pas është mbajtur për herë të parë në Ballkan, më konkretisht në Maqedoni, kishte mbledhur në një vend fotografë nga vende dhe profileve të ndryshme.

Në këtë Samit për herë të parë ka marrë pjesë edhe Elezi, duke arritur kështu të dalë edhe fitues i kësaj gare në mes të një konkurrence shumë të fortë.

Juria profesionale e këtij Samiti ka qenë në përbërje me fotografë të cilët kanë me dhjetëra çmime ndërkombëtare dhe vijnë nga 12 shtete të ndryshme si: Franca, Polonia, Turqia, Portugalia, Rusia si dhe vendet aziatike.

Kjo juri unanimisht e ka vlerësuar me pikë maksimale fotografinë e Elezit, duke e bërë kështu atë të vetmin i cili ka arritur t’i marrë pikët maksimale në këtë garë.

Fotografia fituese e Elezit është realizuar në vitin 2016 dhe është fotografi nga një dasmë e vërtetë dhe jo e realizuar me modele.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu