Artisti shqiptar i rekordeve Guinness

0
204

Saimir Strati është një artist nga Shqipëria, i cili njihet për punën e tij – me teknika të ndryshme – të mozaikëve.

Ai nisi karrierën e tij, duke u angazhuar në restaurimin e disa mozaikëve dhe lokacioneve arkeologjike në Shqipëri.

Me punimet e tij, ai ka hyrë dhjetë herë në Librin e Rekordeve Guinness, dhe tani po synon ta thyejë rekordin e njëmbëdhjetë, me anë të veprës monumentale në nder të figurës së Shën Antonio Abatit, e kohë më parë, portretin e Nënë Terezës, mozaik, e ndërtoi në Muzeun e Kosovës.

Ky ishte rekordi i tij i dhjetë Guinness që e fitoi.

Përdori 1.5 milionë kapëse teli në ngjyrë të bardhë dhe kafe për të realizuar mozaikun më të madh në botë në këtë kategori të re.

Në vitin 2006, Saimir Strati krijoi një auto-portret të Leonardo Da Vincit, me madhësi 2 me 4 metra, duke përdorur afërsisht 400 kilogramë gozhda. Sipas artistit, çdo gozhdë i ngjan një pikseli. Më 4 shtator të vitit 2006, ky punim u konfirmua në Tiranë nga Libri i Rekordeve Guinness si mozaiku më i madh në botë i punuar nga gozhdët.

Më 26 korrik 2007, Saimir Strati nisi punën e një mozaiku nga rrëmojëset, me madhësi 4 me 2 metra, për të krijuar imazhin e një kali. Ky punim, sipas artistit, i është kushtuar Antonio Gaudit dhe u konfirmua më 4 shtator 2007 si mozaiku më i madh në botë i punuar nga rrëmojëset. Për mozaikun, që u shfaq në Qendrën Ndërkombëtare Kulturore Arbnori në Tiranë, u përdorën 1.5 milion rrëmojëse.

Më 20 korrik 2008, një marrëveshje ndërmjet artistit Saimir Strati dhe hotelit Sheraton Tirana çoi në nisjen e punëve të një mozaiku me konceptin Mesdheu. Për të u përdorën 229, 764 tapa mbi një sipërfaqe prej 91, 87 m2. Mozaiku u kompletua brenda 27 ditësh në Hotelin Sheraton.

Në nëntor të vitit 2009, Saimir Strati përfundoi mozaikun më të madh me brusha ngjyrash, i cili u punua në çdo qytet të Shqipërisë dhe përfundoi në qendër të Tiranës. Ai u punua për nderë të artistit Michael Jackson, pas vdekjes së tij.