Artistët në depresion krijuan vepra të mëdha

0
313

Në Muzeun Orsay të Parisit gjendet një tablo në të cilën Muza me krahët e një engjëlli përqafon Hesiodin dhe i dhuron spektrin e poetit, duke i vendosur një kurorë në kokë.

Është një skenë të cilën vetë poeti e ka përshkruar në poemën mitologjike “Teogonia”, por përveç mundësisë për t’u kënduar perëndive, poetët morën edhe një tjetër dhuratë. E padukshme, e errët dhe e frikshme, që i ka shoqëruar poetët që prej shekujve.

Hipokrati i gjeti një emërtim: melankoli, atë që babai i mjekësisë e quante dhimbje të shkaktuar nga një gjendje e trishtueshme, “humor vjeshtor”.

“Nëse frika ose trishtimi zgjasin për një kohë të gjatë, atëherë ky është një fenomen melankolik”, thoshte Hipokrati.

Kishte parashikuar edhe pasojat: mungesë oreksi, apati, pagjumësi, irritim. Pa qenë nevoja të ishte mjek, katër shekuj më vonë, Seneka përshkruan në “Qetësia e shpirtit” dhimbjen e atij që gjendet “pa forca për të përballuar kundërshtitë, i paaftë për të toleruar dhimbjen për të shijuar gjërat”. Nga koha kur në përdorim u vu literatura, një nga predikuesit më të famshëm amerikan, David Wolpe, lider i hebraizmit konservator, u fokusua pikërisht në përshkrimet e shumta të depresionit në Bibël. Shkrimtarët dhe në përgjithësi artistët duket se kanë vuajtur në mënyrë më masive se pjesa tjetër e popullsisë.

Këtë e kishte kthyer në teori Robert Burton, autor i cili në vitin 1621 -njëzet vjet pas Hamletit dhe vetëm pesë vjet pas vdekjes së Shekspirit- në një “Anatomi” monumentale të zbuluar pas shekujsh në hije, shkruan se “janë Muzat vetë që vuajnë nga melankolia”, duke bashkuar që në rrënjë krijimin artistik me depresionin. Një nga ata që e vuajtën këtë sëmundje ishte kompozitori Xhakomo Rosini. Rosini u tërhoq në moshën 37-vjeçare pas kompozimit të “Vilhelm Tel”, që do të shënonte operën e fundit për të.

Tema kryesore e letrave që Van Gog ia dërgonte të vëllait Teo ishte vetmia e piktorit dhe krizat e tij të përsëritura të melankolisë.

E dëshmon një nga letrat e tij: “Ndjeva një ndjenjë të papërmbajtshme melankolie brenda meje, kaq e vrullshme sa as nuk arrij ta shpjegoj. E di që mendova, siç më ndodh shpesh, për fjalët e At Millet: Më është dukur gjithnjë se vetëvrasja është akt i njerëzve të pandershëm”.

Ndjenja e boshllëkut, trishtimi i pashpjegueshëm brenda meje më bën të mendoja që mund t’i kuptoja personat që zgjedhin të mbyten”.

Psikiatri Arnold Ludvig studioi biografitë dhe letrat e qindra artistëve dhe arriti në përfundimin që 77 për qind e poetëve, 54 për qind e prozatorëve, 50 për qind e piktorëve/skulptorëve dhe 46 për qind e kompozitorëve kanë vuajtur në jetën e tyre të paktën nga një krizë depresive.

Kjo është në kontrast me 16 për qind të sportistëve, 5 për qind të ushtarakëve dhe në 0 për qind të eksploratorëve. Psikoterapisti Anthony Storr ia dedikoi karrierën zbulimit të lidhjes mes kreativitetit dhe depresionit. Sipas Stor, përshtatja ndaj rrethanave të ambientit social e fizik, ndryshimi i vazhdueshëm i jetës njerëzore dhe nga “mosmarrëveshjet” mes realitetit dhe perceptimit, lindin kreativiteti.

Kjo vjen edhe me pasojën që më kreativët janë ata që psikologjikisht ndihen shumë të shkëputur nga bota që i rrethon me të gjitha pasojat (një botë që, siç shkruan David FosterWallace në tregimin e parë, me raste mund të ngjajë me dikë që është i detyruar të jetojë në një planet tjetër).

Miku i ngushtë i tij, Jonathan Franzen, tregoi se refuzonte të merrte antidepresivë, sepse nuk besonte se mund të shkruante në të njëjtën mënyrë nën efektin e ilaçeve. Në “Guermantes”, Prusti vendos në gojën e doktor Bulbon fjalë mbrojtëse për neurotikët: …gjërat më të bukura janë arritur nga depresivët. Vetëm ata kanë krijuar religjione dhe vepra të mëdha arti”.

Për ta mbyllur, duke folur me gjyshen e rrëfimtarit ai pohon: “Ne mund ta admirojmë muzikën e bukur, pikturat e shkëlqyera dhe mijëra gjëra të tjera të realizuara pa e ditur se sa kanë kushtuar në kuptimin e pagjumësisë, lotëve, të qeshura të shfrenuara, spazma, epilepsi, një frikë vdekjeje më e keqe se çdo gjë tjetër”. Indro Montaneli, shkrimtar dhe gazetar i njohur e po ashtu depresiv i njohur, kujtonte se ishte viktimë e një krize të thellë në fillim të vitit 1620 së bashku me mikun e tij Xhuzepe Berto. Me ironinë që e karakterizonte shkruante se ajo dhimbje bëri të paktën që Berto të shkruante “Dhimbja e errët”. Ndërsa Montanelit në fund iu desh të kthehej nga Cortina në Milano për të shkuar në punë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu