Arti në zi, e gjithë bota përkujton “zonjën e madhe të operës”

0
120

Pas lajmit për vdekjen e këngëtares së famshme të operës spanjolle, Montserrat Caballe, në botë kanë vërshuar mesazhe në përkujtim të saj.

Ajo po vlerësohet si një zonjë e madhe e operës me një zë të veçantë.

Montserrat Caballe po përkujtohet si soprano më e mirë e të gjitha kohërave.

Kompania Royal Opera në Londër shprehu pikëllimin e saj për vdekjen e yllit të sopranos.

“Ajo frymëzoi miliona njerëz gjatë karrierës së saj me zërin e saj mahnitë”, deklaroi kompania Royal Opera, përcjellë The Washington Post.

E ndjera kishte kënduar me Royal Opera në Londër nga viti 1972 deri më 1992.

Mbreti Felipe VI shkroi në Twitter se Caballe ishte “zonja e madhe e operës, legjenda e kulturës universale, më e mira” dhe se “personaliteti dhe zëri i paarritshëm i saj do të na shoqërojnë përgjithmonë”.

Ndërsa kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha se “një ambasadore e madhe e vendit tonë ka vdekur”.

E për tenorin Jose Carreras, opera humbi sopranon më të mirë.

“Nga të gjitha sopranet që kam dëgjuar, nuk kam dëgjuar askënd si Montserrat,” deklaroi Carreras për Radios Catalunya.

Carreras vlerësoi shumëllojshmërinë e saj, duke thënë se ajo mund të bënte gjithçka nga këndvështrimi më i pastër.

Për sopranon e famshme u deklarua edhe shtëpia e operës “Liceo” në Barcelonë. Aty, Caballe luajti mbi 200 herë.

Ndërsa teatri i Real i Madridit tha se përformancën e së shtunës “Faust”, do t’ia kushtonte të ndjerës, duke kujtuar bukurinë e zërit të saj dhe teknikën e saj të mrekullueshme./Oxygenpress.info.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu