Arsyet pse foshnjat i kap lemza?

0
254

Lemza është mjaft e zakonshme te foshnjet që janë nën një vjeç, dhe është një bezdisje normale dhe e padëmshme që shkaktohet nga gulçimet në diafragmë.

Të ushqyerit me gji nuk e shkakton lemzën dhe është e sigurtë që të vazhdoni të ushqeni foshnjën me gji edhe nëse atë e shqetëson lemza përderisa ajo është e gatshme të vazhdojë të ushqehet.

Në fakt, shpeshherë të ushqyerit me gji mund të ndihmojë që të largohet lemza njejtë sikur të rriturit që pinë ujë për të larguar atë. Lemza do të jetë gjithmonë e më e lehtë dhe më e rrallë derisa foshnja dhe sistemi i saj i tretjes të zhvillohet.

Ushqyerja e tepërt e foshnjës, mund të ndikoj në lemzë,  kështu që përpiquni të ngadalësoni të ushqyerit, ushqeni foshnjën pak dhe shpesh, dhe bëni atë që të gromësijë përderisa bëheni gati ta ushqeni me gjirin tjetër.

Gëlltitja e ajrit gjatë të ushqyerit, kështu që sigurohuni që foshnja juaj është kapur mirë për gjirin tuaj dhe vendoseni atë në pozitë të drejtë vertikale gjatë të ushqyerit. Poashtu mbajeni në pozitë vertikale për 20 minuta pasi ta keni ushqyer.

Nëse foshnja juaj ka lemzë të vazhdueshme dhe të rritur, ajo mund të ketë refluks (kthimi i ushqimit të tretur prapa).