Arsenal 2-0 Chelsea

Arsenali ka arritur të fitojë me rezultat 2-0 derbin londinez ndaj Chelseat, i vlefshëm për javën e 23-të në Ligën Premier.

Topçinjtë e Unai Emeryt i janë kthyer fitores në kampionat pikërisht në një ndeshje derbi sikurse kjo ndaj Chelseat.

Golat në këtë fitore të skuadrës nga Emirates janë shënuar nga Alexandre Lacazette (14′) dhe Laurent Koscielny (42′).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi francez Koscielny, i cili pas golit dhe paraqitjes së mirë u vlerësua me notë 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për yllin belg Eden Hazard që u notua me 5.9.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati një paraqitje shumë të mirë duke u notuar me 7.8.