Arrestohet një person i dyshuar për disa grabitje të armatosura, sekuestrohen dy armë zjarri

0
199

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e operative me qëllim godijen dhe kapjen e individëve dhe grupeve kriminale që kohëve fundit kanë qenë të implikuar në kryerjen e veprave të grabitjeve të armatosura.

Hetuesit nga njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, konkretizuan sot punën e tyre hetimore e cila rezultoi me arrestimin e një personi i cili dyshohet me bazë të jenë përfshirë në grabitjen e armatosur më datë 08.02.2021 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, me c’rast nën kërcënimin e armës në një institucion mikrofinanciar janë grabitur një shumë parash.

Arrestimi u krye në lagjen Emshir, në Prishtinë, përderisa policët e përfshirë në operacion pas një observimi paraprak ndaluan personin:

D.T, mashkull, 33vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetë (në trup) dhe sekuestruar një revole.

Ndërkohë policia ka kryer një operacion bastisjeje dhe ka ushtruar kontrollë të detajuar në një banesë ku jetonte i dyshuari ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj :

•Një revole (tjetër) si dhe,
•Gjësende të tjera të cilat nga hetimet e kryra nga ana e policisë dyshohet të jenë përdorur në rastet që janë në hetim.
Ndaj personit të dyshuar për të cilin është ngritur dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë edhe në disa raste të grabitjeve me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, përderisa po kryhen veprimet vijuese hetimore në procedim të mëtejm të rastit.