Arrestohet i burgosuri që iku nga Dubrava, po i nënshtrohet testit për COVID-19

0
50

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se , i burgosuri, i cili ishte larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese Dubravë është arrestuar nga policia.

H.T , ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale; vjedhje e rëndë.

I njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese Dubravë për të vazhduar mbajtjen e dënimit.

Sipas Planit Operativ “Corona Virus”, i njëjti fillimisht do t`i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt. ​