Arrestohesh edhe po t’u ngjitesh… qiellgërvishtëseve!

0
41

Francezi Alain Robert, i ashtuquajtur “spiderman” për ngjitjet e tij, u arrestua në Filipine pas ngjitjes së lirë të një prej ndërtesave më të larta të vendit.

Robert, 56 vjeç, është i njohur për ngjitjen në godinat anembanë botës. Robert është parë duke u ngjitur nga njëri kat në tjetrin në grataçelën 217 metra të lartë prej xhami. Ai u arrestua nga autoritetet për ngjitje pa leje sapo zbriti.

Policia tha se akuzat për të ishin penale .

Robert mban rekordin botëror Guinness për numrin më të madh të ndërtesave të ngjitura nga një person.

Robert pranoi se disa njerëz mund të mendojnë se ai është “i çmendur” për shkak të asaj që bën, por ai do të mendonte më tepër për veten si “kapriçioz”.

Robert është arrestuar shumë herë për ngjitjet e tij të guximshme në mbarë botën gjatë dy dekadave të fundit.