Arrestohen personat ku organizuan garë me qen

0
57
ILUSTRIM
ILUSTRIM

Mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:10 Policia në Gjakovë ka marrë informacion se është duke u zhvilluar një garë me qen në rrugën ,”Gasper Karaqi”.

Kallxo.com ka siguruar disa fotografi nga vendi ku kishte ndodhur kjo garë, një depo e braktisur e cila ishta adaptuar me një arenë të ngjashme me ato të boksit.

 

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj tha  se të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë.

“Njësitet policore kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nderhyrë duke i kapur në flagrancë të dy personat e dyshuar të cilët janë arrestuar dhe poashtu për në stacion policor janë shoqëruar edhe tre persona të tjerë të cilët janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve të rastit”, tha Podrimaj.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit mbahen në ndalim policor.

 

Rasti i kompletuar do të dorëzohet për procedim të mëtutjeshëm në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.