Arrestohen dy persona në Prizren për veprat penale ‘vjedhje ’ dhe ‘vjedhje të rëndë”

0
174

Me datën 11 shtator 2019 rreth orës 01:45 Policia në Prizren ka pranuar informatë për një rast të kryerjes së veprës penale ‘vjedhje e rëndë’, e cila është duke ndodhur në Prizren, me njëherë njësitet relevante policore kanë shkuar ne vendin ku ishte duke u kryer vepra penale vjedhje, ku ne flagrancë është arritur të kapen te identifikohen dhe të arrestohen dy persona te cilët ishin brenda ne lokalin ku ishte duke u kryer vjedhja.:

Te dyshimtit e ndaluar janë:

SH.M i lindur me 1987 dhe
A.D i lindur me 1993

Personat e dyshuar, tashmë të arrestuar, dyshohet të jenë përfshirë në shume raste të këtyre veprave penale (vjedhje dhe vjedhje të rënda), ku gjate periudhës kohore mars-shtator kanë vepruar ne qytetin e Prizrenit. Te dyshuari ne pranin e avokatit mbrojtës janë intervistuar ne lidhje me rastin ne fjalë, ku përveç këtij rasti ata kanë pranua edhe rastet tjera te cilat i kanë kryer. Ne cilësinë e provave materiale është sekuestrua perkosishtë një automjet te tipi Audi me targa vendore, të cilin te dyshuarit e kanë përdor gjate kryerjeve te vjedhjeve. Hetuesit e stacionit policor ne Prizren se bashku me njësitet tjera ne mënyrë intensivë janë duke u marr me gjetje dhe sekuestrimin e gjësendeve te vjedhura nga ana e te dyshuarave.

Të dyshuarit janë të njohur për organet e rendit si recidivistë të këtyre veprave.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarve iu shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë, pasi që të dyshuarit janë të mitur.