Arijanet Muriqi bëhet kosovari i parë që e fiton titullin e Premierligës

0
63

Manchester City është kampion i Anglisë për sezonin 2018/19.

Pjesë e triumfit të Manchester City është edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric.

Ai ka qenë gjatë gjithë sezonit portier i dytë, por nuk ia ka dal asnjëherë që të luajë në Premierligë, Ederson ishte i pazëvendësueshëm.

Sido që të jetë, Muricit i takon të festojë dhe ai bëhet shqiptari i parë që e fiton titullin e Premierligës.