Arelena dhe Ylli, dy kadetët e parë të FSK-së diplomojnë në SHBA

0
86

Arelena Shala dhe Yll Dalladaku janë dy kosovarët e parë që diplomuan në Akademinë më prestigjioze ushtarake në SHBA, West Point.

K♪7të lajm e dha ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ajo tha se Arelena dhe Ylli gjatë katër viteve të studimeve në West Point, treguan suksese të larta dhe u shpërblyen vazhdimisht për ekselencën e dëshmuar.

“Dje shënuam 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kurse sot, pjesëtarët e FSK-së shkruajnë historinë e re të Republikës së Kosovës. Arelena dhe Ylli janë heronjtë e rinj të Republikës sonë. Ata janë dëshmia më e mirë se me punë, ndershmëri dhe përkushtim, nuk ka ëndërr të parealizueshme. Krenare pafundësisht!”.