Ardian Kastrati: Me Albin Kurtin më nuk jemi miq, por është i ngritur intelektualisht

0
910

Politologu Ardian Kastrati thotë se në asnjërën parti politike aktuale nuk do të kyçej, kjo ngase nuk e përfaqësojnë ideologjikisht.
Në emisionin OXYGEN ai ka folur për raportin e tij me Albin Kurtin.
Thotë se me të kanë qenë miq të mirë në kohën e Lëvizjes Studentore dhe e vlerëson si të ngritur intelektualisht dhe që i kupton kritikat.
“Nuk është fryma e konceptit politik e as qytetarë ajo që më përfaqëson mua, kjo nuk do të thotë që nuk kam miq në secilin prej tyre partive, por jam kritik normalisht, për kryeministrin aktual, një ish mik i imi, i lëvizjes studentore, që kemi nejt 24 orë bashkë në protesta kundër regjimit serb, tash nuk e konsideroj mik sepse është kryeministër, por ku e konsideroj që gabon normal që e kritikoj. Jemi shokë, sepse ai është i ngritur intelektualisht, para se me qenë politik, din me vlerësu kritikën që ja bën një ish mik i tij i kohëve më të vështira, që din me kuptu që unë krejt çka po bëjë është që po e ushtroj të drejtën time fundamentale për me u shpreh lirish, dhe mund të jem gabim dhe kjo nuk është fundi i botës, e njerëzit nuk duhet të nxehen”, thotë ai.

“E refuzoj dhe i neverisë secilën parti për mënyrën se si kanë qeverisur, në mënyrë banditeskte ato të mëhershmet, por e neverisë edhe këtë diskurs të kryeministrit aktual në raport me SHBA-në”, thotë Kastrati.

/oxygenpress.info