ArchDaily shkruan artikull për projektin fantastik në Shkollën Amerikane në Kosovë

0
101

Një artikull i publikuar së fundi nga ArchDaily paraqet punën fantastike të studios arkitekturore Maden Group në hapësirat e Shkollës Amerikane të Kosovës, një dizajn mjaft tërheqës dhe shumëngjyrësh.

Të jesh fëmijë dhe madje adoleshent është padyshim një ndjenjë e veçantë, një ndjenjë e të jetuarit pa shqetësime. Entuziazmi që fëmijët tanë të kenë kushte më të mira për arsim, ku duan të shkojnë me plot dëshirë në kampus, ka qenë motivi kryesor për të krijuar një mjedis pozitiv dhe energjik. Shkolla tani përveç mësimdhënies paraqet edhe një hapësirë për argëtim dhe çdo gjë tjetër, faktorë që e bëjnë mësimin më tërheqës, shkruhet në artikullin ArchDaily.

Hapësira multifunksionale ku zhvillohen shumë zona në një vend, ndriçimi natyror në secilën hapësirë, larmia e ngjyrave dhe inkorporimi i hapësirave të gjelbra në brendësi janë disa nga komponentët që karakterizojnë kampusin e ri të Shkollës Amerikane të Kosovës.

Oborri është i pasuruar me oaze rrethore, të cilat në disa raste janë të gjelbra dhe në disa raste të mbushura me lojëra për fëmijë, të gjitha të ndërlidhura. Gjithashtu, pasuruar me amfiteatrin për shumë qëllime, terren i hapur për sportet e ndryshme dhe terrenin e mbyllur. Këto përfshijnë një sipërfaqe prej 2670 metra katrorë, duke i dhënë kështu emrin Kampus./Ndertimi/OxygenPress.info