Arbnora Fejza synon të thyejë sërish rekordin Guinnes, kësaj radhe me Flamurin e Kosovës

0
223

Kosova është bërë pjesë e librit të famshëm të rekordeve Guinnes për disa herë me radhë falë punës së artistëve të ndryshëm, shkruan KultPlus.

Arbnora Fejza-Idrizi nga komuna e Skenderajt, deri më tani gëzon dy rekorde Guinnes, por kjo nuk e ka bërë që ajo të ndalet, e kundërta, i ka dhënë motiv për një punim edhe më gjigand.

Arbnora tashmë ka bërë të ditur përmes faqes së saj në Facebook se ka filluar punën për sfidën e radhës për rekordin botëror Guinnes.

Kësaj radhe po krijon mozaikun më të madh të punuar nga letra, apo siç njihet, stili origami me flamurin e Republikës së Kosovës.

Ajo ka thënë për KultPlus se këtë rekord e dëshiron si dhuratë për shtetin e Kosovës për nderë të Pavarësisë.

“Pasi jam mbajtëse e dy rekordeve të veçanta, ëndrra ime ishte të realizoj një rekord edhe më gjigand. Dëshiroj që për nder të Pavarësisë të kem një rekord dhuratë për shtetin e Kosovës, “Flamurin e Kosovës “mbi 1200m2”, ka treguar Arbnora.

Me këtë rekord, Fejza-Idrizi do të përfaqësoj gjimnazin “Hamëz Jashari”.

“Po synoj të fitoj pasi këtë rekord për momentin e mbanë një shkollë në Mongoli.

Krejt për fund, Arbnora ka falënderuar Komunën e Skënderajt, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Kompaninë “Meka” për mbështetjen e ofruar për këtë punim. /KultPlus.com