Arbër Zeneli kërkohet nga skuadra e madhe italiane

0
29

Shkëlqimi i Kosovës në Ligën e Kombeve ka bërë që skuadra të mëdha evropiane t’i hedhin sytë në drejtim të futbollistëve të Përfaqësueses sonë, të cilët sigurisht që kanë tërhequr vëmendjen edhe me paraqitjet në skuadrat e tyre përkatëse.

Ndër ata që shkëlqyen në ndeshjen e fundit (me Azerbajxhanin) pa dyshim që ishte Arbër Zeneli, i cili realizoi het-trik.

Për shërbimet e tij është duke u interesuar skuadra e madhe italiane, Fiorentina.

Prej disa muajsh, emri i Arbër Zenelit ka qarkulluar në ambientet e klubit të Serisë A, por duket se rezultatet e fundit të skuadrës, që nuk po shfaqet në nivelet e kërkuara për të luftuar për Evropën, duket se mund të afrojnë një marrëveshje me futbollistin që pritej në verë.

Zeneli ka shkëlqyer në sezonet e fundit me Hereenvenin në Holandë, ashtu si me Përfaqësuesen e Kosovës, ku ka qenë pjesë e rëndësishme e grupit që siguroi pjesëmarrjen në play-off të EURO 2020 nëpërmjet Ligës së Kombeve. Pikërisht paraqitjet me Kosovën ishin ato që tërhoqën më shumë vëmendje. Ai ka shënuar 6 gola në 7 ndeshje me përfaqësuesen gjatë vitin 2018.

Kontrata e lojtarit me klubin holandez mbyllet në fund të këtij edicioni, ndaj transferimi i tij është mëse i mundshëm në verë kur shpallet lojtar i lirë.

Sipas mediave italiane, klubi i Serisë A pritet që t’i ofrojë një kontratë futbollistit që në janar dhe t’i paguajë Hereenven një shifër jo shumë të lartë për të siguruar kartonin e tij, pa pritur që ai të mbyllë marrëveshjen ekzistuese me holandezët./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu