Arbër Zeneli, futbollisti i vitit në Kosovë

0
113

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është shpallur futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018.

Federata e Futbollit e Kosovës i ka shpallur të enjten laureatët e vitit, në një ceremoni madhështore,  në të cilën të pranishëm ishin zyrtarë nga UEFA e FIFA, Federata Shqiptare e Futbollit, Federata e Futbollit të Maqedonisë, zyrtarë të lartë shtetërorë, punëtorë sportivë e shumë të tjerë.

Zeneli është shpallur më i miri i vitit që po e lëmë pas, ndërsa është shprehur shumë i emocionuar për këtë çmim.

“E kam ëndërruar një çmim të tillë dhe tani u bë realitet. E falënderoj familjen time që gjithmonë është pranë meje, i falënderoj bashkëlojtarët te Kosova dhe te Heerenveen, por në veçanti e falënderoj Fadil Vokrrin, pa të cilin nuk do të ishim këtu ku jemi sot”, ka thënë Zeneli.

FFK e ka shpallur edhe trajnerin më të mirë të vitit, epitet që i takoi Beskim Isufit, 11-shen më të mirë, futbollisten më të mirë, gjyqtarin më të mirë, ndërsa ka ndarë edhe shumë mirënjohje, ndër të cilat më e veçantë ajo për Fadil Vokrrin, që e pranoi familja e tij./OxygenPress.info