Arben Vitia: Disiplina qytetare në shmangien e rasteve të reja të infektuara do ishte falenderimi më i mirë për infermierët

0
143

Nga Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë

Sot në ditën ndërkombëtare të infermierisë dua të falenderoj dhe shquaj rolin e pazëvendësueshëm të të gjithë infermiereve të vendit tonë.

Në këto tre muaj e fundit si kurrë më parë përmbushja e detyrës nga ana e tyre ka qenë jetike për luftën ndaj Corona virusit.
Përballja e tyre e përditshme në linjën e parë të këtyre betejave i ka lënë në mungesë në familjet e tyre.

Përjetë falenderues secilës e secilit që me përkushtim të pashoq vijon punën edhe në këto çaste në mbrojtje të jetës.

T’i urojmë sot të gjitha infermierët tona duke marrë masat për të mos i hapur atyre më shumë vështirësi, të respektojmë pra në çdo hap tonin rregullat mbrojtjes dhe distancimit.

Ky do të ishte falenderimi dhe mirënjohja më e madhe për to, disiplina qytetare në shmangien e rasteve të reja të infektuara.