Arben Gashi: VV s’e ka tërhequr propozimin për ndryshimin e ligjit për zgjedhje

0
66

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka tërhequr propozimin për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Gashi ka shtuar se pa u bërë tërheqja e projektligjit në fjalë nga ana e propozuesit, LDK nuk do të marrë pjesë në seancën ku bëhet votimi i presidentes, njofton Klan Kosova.

“Kemi një situatë të tentimit të përmbysjes së rendit kushtetues në Kosovë. Për herë të parë një shumicë parlamentare tenton në mënyre arbitrare t’i ndryshojë rregullat e lojës të procesit zgjedhor”.

“Në jemi të pajtimit që të përfshihen të gjitha komentet dhe sugjerimet që kanë të bëjnë me reformën substanciale”.

“Në jemi që të mundësohet votimi nëpër ambasada, por nuk jemi që në mënyrë arbitrare në ora 21:00 të caktohet që ditën e nesërme në mënyrë të imponuar të kryhet projektligji për zgjedhjet e përgjithshme.”

“Duhet automatikisht të tërhiqet nga propozuesi ky projektligj”.