Apple prezanton iPhone 12: Si duket dhe sa kushton versioni i ri

0
170

Ndonëse më vonë se zakonisht, Apple prezantoi sot iPhone 12! Me të njëjtën madhësi sa iPhone 11 dhe iPhone XR para tij, prej 6.1 inch, iPhone-i i fundit “kryesor” po bën kalimin nga ekrani LCD drejt OLED.

Ashtu siç ishte parashikuar, smartphone-i i ri ka anë të sheshta alumini, duke e bërë pamjen e përgjithshme të tij të përputhet më shumë me iPad Pro dhe iPad Air.

Apple prezanton iPhone 12: Si duket dhe sa kushton versioni i ri

Versioni i ri i telefonave të famshëm do të vijë në disa ngjyra: në ngjyrë të bardhë, të zezë, blu, të kuqe dhe jeshile. Çmimet për to nisin nga $799, kurse porositë për ta blerë, prej ditës së premte. iPhone 12-ta do të jetë gati në dyqanet Apple prej 23 tetorit. Përsa i përket sasisë së hapësirës së telefonit, mund të zgjidhni versionin mes 64GB, 128GB dhe 256GB.

Vizualisht, iPhone-i i ri ngjan shumë me iPhone 11, por ky version ka dy kamera të vendosura në një rreth xhami mat, që bie në kontrast me pjesën tjetër.

Apple prezanton iPhone 12: Si duket dhe sa kushton versioni i ri

Performanca e kamerës në dritë të ulët është përmirësuar ndjeshëm. Bashkë me iPhone 12, vjen dhe një version më i vogël i saj, 5.4 inch, iPhone 12 mini.

Burimi: The Verge