Apeli i i refuzon kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të dënimit, deputeti Etem Arifi pritet të shkoj në burg

0
80

Apeli i refuzon kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të dënimit deputetit të Kuvendit të Kosovës Etem Arifi, raporton Drejtësia Sot.

Ky lajm u bë i ditur nëpërmjet komunikatës për media të Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë, me të cilën i’u kishte refuzuar kërkesa e Arifit, për shtyrje të ekzekutimit të dënimit.

Arifi, në prill të 2018, ishte shpallur fajtor për veprën penale “Mashtrim me subvencione”, nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe është dënuar me dënim me burgim prej 1 vjet e 3 muaj.

Gjykata Themelore në Prishtinë, pas marrjes së kërkesës për shtyrje të ekzekutimit të dënimit më anë të aktvendimit të datës 24 qershor 2020, e ka hedhur si të pa lejuar këtë kërkesë, duke e obliguar Arifin, që pas marrjes se vendimit, të paraqitet pranë institucionit korrektues për mbajtje të dënimit.

Kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit Apeli e ka refuzuar me arsyetimin se kjo kërkesë është e palejuar për shkak se të njëjtit i’u është lejuar dy herë shtyerja e vuajtjes së dënimint.

Andaj, Kryetari i Gjykatës së Apelit, ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë, e ka vlerësuar drejtë se kërkesa e mbrojtësit të dënuarit për shtyrje të dënimit, në rastin konkret, është e palejuar, për shkak se nga shkresat e lëndës shihet se të dënuarit me parë, i është lejuar shtyrja e vuajtjes së dënimit dy herë, për nga 2 (dy) muaj, ndërsa tani i dënuari nëpërmjet mbrojtësit të tij ka paraqitur për të tretën herë kërkesë.

Ku, duke u bazuar në dispozitat e nenit 20, paragrafi 3 të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, i cili përcakton se: “i dënuari mund të kërkoj shtyrjen e ekzekutimit të dënimit më së shumti dy herë për cilën do nga arsyet e parashikuar me këtë nen”, dhe duke u nisur nga fakti se i dënuari dy herë më parë e ka shfrytëzuar këtë të drejtë, e drejta për të kërkua