Anulohet zyrtarisht tenderi 110 milionësh për autostradën e Anamoravës

0
86

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka anuluar tenderin 110 milionësh për Autostradën e Anamoravës.

 

Abdixhiku sot ka thënë se ka anuluar buxhetin pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar, sipas tij me këtë vendim i kthejnë ligjshmërinë një procesi të rëndësishëm financiar.

Ai ka thënë se siguron banorët e Anamoravës se projekti i Autostradës Prishtinë-Gjilan do të vazhdon.

Postimi i plotë:

Qeveria e re i siguron banorët e Anamoravës se projekti i autostradës Prishtinë-Gjilan vazhdon. Është prioritet i programit tonë. Javën që vjen do t’i vizitoj punimet e deritanishme që duket se kanë mbetur prapa në kohë. Do t’i japim ritëm të ri.