Anulohet stërvitja e Kombëtares, mbahet rigjenerim në hotel

0
68

Stërvitja e Kombëtares së Kosovës e paraparë për orën 16:00 në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali është anuluar.

Ndonëse falë mobilizimit të FFK-së dhe anëtarëve të tifogrupit Dardanët, fusha në kamp ishte pastruar nga bora, vonesat në linjat ajrore për shkak të motit të ligë dhe ardhja me vonesë e futbollistëve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, kanë bërë që përzgjedhësi Bernard Challandes të vendosë për që stërvitjen ta kompensojë me rigjenerim dhe fitnes në hotel “Emerald”.