Anulohen seancat e 17 dhe 18 nëntorit në rastin Veteranët

0
40

Janë anuluar seancat e 17 dhe 18 nëntorit 2020, në gjykimin ndaj 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit tëVeteranit, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Drejtësia Sot.

Agim Çeku, Rrustem Berisha, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari dhe Ahmet Daku, janë duke u gjykuar në Departamentin për Krime tëRënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga stafi mbështetës i gjyqtares së rastit Nushe Kuke- Mekaj, të cilët theksuan se për shkak se gjyqtarja gjendet në izolim janë anuluar të gjitha seancat e kësaj jave.

Ndryshe, në këto seanca ishte paraparë që të jepet fjala përfundimtare nga palët.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, e cila përfaqësohet nga prokurorët Enver Krasniqi dhe Valdet Gashi, Agim Çeku sëbashku me Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari dhe AhmetDaku, akuzohen se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Të njëjtit në cilësinë e anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë njohjen e statusit të Veteranit Luftëtar, personave të cilët nuk i kanë takuar kësaj kategorie.

Të njëjtit me veprimet e kundërligjshme pretendohet se buxhetit të Republikës së Kosovës i kanë shkaktuar dëm në shumë prej 88.769.217.04 euro./DrejtesiaSot