Anulohen më shumë se 600 fluturime

0
60

Rreth 640 fluturime u anuluan dje në Gjermani për shkak të një greve të personelit të sigurisë, njoftuan aeroportet e Duseldorfit, Këlnit dhe Shtutgartit.

Kjo përkon me më shumë se gjysmën e 1 050 fluturimeve që parashikoheshin sot në këto tre aeroporte.

“Në Duseldorf, qendra e tretë ajrore e vendit, 370 nga 580 fluturimet e parashikuara janë anuluar”, njoftoi kompania e menaxhimit të këtij aeroporti në një komunikatë.

Sipas agjencisë gjermane zyrtare të lajmeve DPA, rreth 100 000 pasagjerë janë prekur nga kjo grevë, që pritet të vazhdojë deri në mesnatë./Atsh