Anthony Davis u dakordua për një marrëveshje 5-vjeçare me Lakersat

0
48

Ekipi i NBA-së, Los Angeles Lakers do të nënshkruajë me Anthony Davis marrëveshje maksimale pesë vjeçare në vlerë prej 190 milionë dollarë.

“Marrëveshja përfshin një opsion përfundimi të parakohshëm të kontratës përpara sezonit të pestë në 2024-2025. Marrëveshja mund të nënshkruhet sot”, shkroi Adrian Wojnarowski në faqen e internetit të ESPN-së.

“Davis, një agjent i lirë, pritet të nënshkruajë kontratën sa më shpejt që është e mundur. Ai shqyrtoi disa skenarë të kontratës afatshkurtër dhe afatgjatë përpara se të pranonte një ofertë maksimale pesë-vjeçare”, shtoi ai.

Lojtari 27-vjeçar u zgjodh në ekipin e All-Star Konferencës Perëndimore për herë të shtatë sezonin e kaluar dhe mesatarisht shënoi 24 pikë, 10.4 kërcime dhe 2.2 asiste në 528 ndeshje gjatë karrierës së tij.

Davis ndihmoi Lakersat të fitonin titullin e NBA-së.